Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ai i SHBA, Aleksander Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe kreu i OSBE-ODHIR-it Eugen Wollfarth, do të mbajnë sërish një takim të shtunën në orën 11:00 me Presidentin Bamir Topi.
Ky është takimi i dytë që trojka e ambasadorëve zhvillon brenda pak ditësh me kreun e shtetit, lidhur me situatën paszgjedhore në vend, kur ende KQZ-ja nuk ka shpallur rezultatin zyrtar për fituesin e bashkisë së Tiranës./Telegrafi/